Ballina Kronike Tiranë – Pijanecët e zhurmshëm të një lokali nate dhunojnë me mjete...

Tiranë – Pijanecët e zhurmshëm të një lokali nate dhunojnë me mjete të forta efektivin e policisë

Një punonjës policie është goditur me mjete të forta në orët e para të mëngjesit të sotëm në Komunën e Parisit.

Policia e Tiranës njofton se “Rreth orës 03:24, ka patur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal me pronar shtetasin A. S”.

Menjëherë në këtë adresë ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje te dehur.

Në brendësi të këtij lokali dhe gjatë daljes së këtyre personave punonjesi i policisë E. V është goditur me sende të forta në kokë, i cili u dërgua në spital për mjekim.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisaraitit të Policisë Nr 2 të shtetasve E. S 40 vjeç, A. K 27 vjeç dhe A. K 45 vjeç, kurse tre personat e tjerë janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz”.

Policia po punon për kapjen e tre personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.