Ballina Aktualitet Tjetër aksident tragjik në Durrës, makina me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje...

Tjetër aksident tragjik në Durrës, makina me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje 7-vjeçaren, pranga shoferit (Emri)

Një aksident tragjik ka ndodhur sërish në qytetin e Durrësit, ku një makinë ka përplasur për vdekje një vogëlushe 7-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake mësohet ngarja e rënndë është shënuar në fshatin Rrotull të qytetit bregdetar, ku një  një mjet tip “Benz”, i drejtuar nga Rexhep Dama, 24-vjeç, banor i këtij i këtij fshati, ka goditur për vdekje një vajzë 7-vjeçare me iniciale A.H, pranë shkollës së fshatit.

E mitura ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me 130 km/orë me të cilën po udhëtonte i riu.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. 

Kujtojmë që në Durrës ndodhi një tjetër aksident tragjik ditën e djeshme, ku një djalë 4-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet në lagjen 13 të qytetit bregdetar.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook