Ballina Aktualitet Tjetër aksident tragjik në rrugët shqiptare, makina përplas për vdekje kalimtarin në...

Tjetër aksident tragjik në rrugët shqiptare, makina përplas për vdekje kalimtarin në Elbasan

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip “Opel”.  

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në aksin rrugor  Elbasan –Peqin, ku ka humbur jetën shtetasi Sokrat Boduri, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

I moshuari u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, por për fat të keq ishte tepër vonë për të.

Policia ka ndaluar drejtuesen e mjetit, shtetasja A.D. 48 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Kujtojmë që mesditën e sotme një vajzë 12-vjeçare humbi jetën tek Mbikalimi i Kavajës, pasi u përplas për vdekje nga një automjet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook