Ballina Kronike Tjetër grabitje, autori kërcënon me armë në një supermarket në Lezhë

Tjetër grabitje, autori kërcënon me armë në një supermarket në Lezhë

Në qytetin e Lezhës ka ndodhur një grabitje në supermarket, personi i paidentifikuar arriti të merrte paratë e xhiros dhe është larguar. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shtraus të Lezhës ku grabitësi posedonte armë me vete për kërcënim dhe ishte i mbuluar me shall.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje nga ku po hetojnë pistën e ngjarjes duke marrë disa persona në pyetje.

Autori mendohet se ishte një person rreth të 20-tave dhe dyshime se kishte dijeni për xhiron. Kjo ka bërë që policia të shoqërojë në komisariat 8 të dyshuar për bashkëpunëtor për të vijuar me zbardhjen e grabitjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook