Ballina Aktualitet Tjetër viktimë në plazhet shqiptare, një grua mbytet në Velipojë

Tjetër viktimë në plazhet shqiptare, një grua mbytet në Velipojë

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës, gjatë paradites së sotme.

Mësohet se viktima ishte rreth 70-vjeçe, ndërkohë që dyshohet se ka pasur një problem me zemrën dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë rojet bregdetare të një biznesi në afërsi.

Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se pushuesit kanë njoftuar urgjencën e Shkodrës dhe jo qendrën Shëndetësore në Velipojë, çka solli edhe vonesën e ambulancës.

Ambulanca është vonuar më shumë se 30 minuta dhe kjo ka bërë që gruaja të ishte pa puls në momentin që mbërritën bluzat e bardha!

Deri tani nuk ka ende një informacion zyrtar nga policia e Shkodrës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook