Ballina Aktualitet Trafik armësh me Cosa Nostran, cilët janë 3 shqiptarët që ‘ngritën në...

Trafik armësh me Cosa Nostran, cilët janë 3 shqiptarët që ‘ngritën në këmbë’ autoritetet amerikane

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur akuzë ndaj tre personave për trafikim të armëve.

Në një operacion arrestimesh të përbashkët midis DEA-s amerikane dhe Policisë së Kosovës, vitin e kaluar  12 persona u shpallën të dyshuar për krim të organizuar dhe sot janë arrestuar 3 prej tyre.

Dyshohet se këta persona kanë patur lidhje me Albert Veliun, i cili dyshohet se ka drejtuar një operacion fitimprurës si diler armësh, droge dhe pastrim parash.

Veliu mendohet se mbante lidhje me njerëz të “Cosa Nostras” dhe se së bashku me 3 shqiptarët e arrestuar sot, kanë bashkëpunuar si grup kriminal për trafikim armësh.

A.K. (30-vjeçar), M.D. (31-vjeçar), D.P. (24-vjeçar), janë personat që Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për vepër penale trafikim me armë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook