Ballina Kronike Trafikantët e drogës i “buzëqeshin” policisë

Trafikantët e drogës i “buzëqeshin” policisë

 

Në mesnatën e sotme policia e Vlorës sekuestroi 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa me anë të një operacioni  në qytetin e Vlorës ku janë përfshirë edhe  efektiva të tjera si Rojat Bregdetare, GDF, DV.P Vlorë, D.V.P Fier e FNSH Fier.

Midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës është bllokuar një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar. Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Lënda narkotike  është hedhur në det ku një prej pakove ishte  të mbishkruar një buzëqeshje në formë ironizimi për efektivat e policisë. Deri më tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë ndërsa operacioni vijon ende.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë,  Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.

Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.

Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force .

Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë,  D.V.P.Fier e FNSH Fier.

Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.

Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.

Policia po rikuperon lëndën narkotike.

Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë.

Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Vijon operacioni.

Për hollësi të mëtejshme në përfundim të veprimeve.