Ballina Kronike Trafikonin 61 kg hashash në kufi , pranga për shqiptarin dhe të...

Trafikonin 61 kg hashash në kufi , pranga për shqiptarin dhe të dashurën greke

Policia greke ka arrestuar sot një shqiptar dhe të dashurën e tij, pasi po trafikonin 61 kg hashash në kufi.

Autortitet greke bllokuan automjetin dhe gjatë kontrollit gjetën lëndën narkotike, të ndarë në 50 pako në çanta udhëtimi. 

Policia sekuestroi 61 kg të lëndës narkotike të papërpunuar, si dhe një revolver dhe 2 fishekë.

Dy personat e arrestuar ishin drejtuesi i mjetit, një 31 vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij greke, të cilët u dërguan në Prokurorinë e Kosturit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook