Ballina Kronike Tragjedi/ Kamioni merr flakë, digjen 11 refugjatë të gjallë në Greqi

Tragjedi/ Kamioni merr flakë, digjen 11 refugjatë të gjallë në Greqi

Viktimat janë djegur të gjallë dhe vetëm shoferi ka shpëtuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, teksa një kamion ka marrë flakë pas përplasjes me një mjet tjetër dhe për pasojë janë djegur të gjallë 11 refugjatë të fshehur brenda kamionit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Egnatia rreth orës 5:30 të mëngjesit të sotëm.  Pas përplasjes së fortë të dy mjetet janë përfshirë nga flakët, ndërsa refugjatët nuk kanë mundur të dalin nga kamioni.

Identifikimi i trupave të viktimave është i vështirë për shkak të djegieve të shumta. Fshehja e refugjatëve nga vendet e treta brenda kamionëve të cilët synojnë vendet e BE dhe Anglinë është një praktikë e njohur dhe mjaft e rrezikshme.