Ballina Aktualitet Tragjedi në Korçë, 65-vjeçarja var veten në pemë

Tragjedi në Korçë, 65-vjeçarja var veten në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 65-vjeçare është gjetur pa jetë ditën e sotme.

Rreth orës 11:45, në lagjen nr 1 të qytetit,  pranë vendit të quajtur “Belvedere”, u gjet e pajetë shtetasja M.L, 65 vjeçe, banuese në Korçë.

Viktima dyshohet se është vetëvarur në një pemë.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.