Ballina Kronike Vrau veten dhe atë,shkonte me ish-gruan e tij,dalin në dritë pistat e...

Vrau veten dhe atë,shkonte me ish-gruan e tij,dalin në dritë pistat e masakrës në Berlin.

Një krim i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Gjermani.Pjese e kësaj ngjarje ishin dy shqiptarë.Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i vrarë,në vend me armë zjarri nga autori i masakrës i cili ishte një 60-vjeçar.Vetë autori i ngjarjes në fjalë,ka qëlluar më pas dhe veten e tij i cili ka gjetur vdekjen drejt nisjes për në spital.

Gjithnjë sipas mediave gjermane, viktima kishte lidhje me ish-gruan e 60 vjeçarit dhe ky me sa duket është motivi kryesor i krimit që ndodhi mbrëmjen e së shtunës, sipas albinfo.ch.

B.G u qëllua në pjesën e gjoksit duke gjetur menjëherë vdekjen,derisa fqinjët raportojnë për mediat që nuk e dinin arsyen përse kishte ndodhur,dhe nuk kishin mundur dot ta ndihmojnë.Vëndi i ngjarjes ka ndodhur në afërsi të stacionit të metrosë Bismarckstraße dhe jo shumë larg nga “Deutsche Oper.Policia gjermane po heton mbi faktin e kryer dhe ka siguruar prova të vrasjes.Dëshmitarët dhe të afërmit e të dy burrave u morën në pyetje për të dhënë detaje për raportet që kishin dy shqiptarët.

Mediat gjermane shkruajnë se shkaku kryesor që i ka çuar deri në këtë tragjedi,ka qenë për motive xhelozie por nuk përjashtohet dhe fakti i ndonjë konflikti të mëparshëm mes dy shqiptarëve.