Ballina Aktualitet Tragjedia e Butrintit, kush është trafikanti i arrestuar (Emri)

Tragjedia e Butrintit, kush është trafikanti i arrestuar (Emri)

Albert Gega, i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, është arrestuar sot nga policia e Fierit.

Sipas policisë, ai ishte një prej organizatorëve të trafikut të 22 personave për në Greqi, që përfunduan me vdekjen e 5 prej tyre në liqenin e Butrintit.

Ngjarja
Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnja, 3 muajshe Klara. Sipas prokurorëve, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapacitetit të tyre, duke rrezikuar ekstremisht jetën e njerëzve.

Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhetimin e vdekjes me 22 persona, të cilet sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore u përmbyt tek prita e peshkimit në Vivar. Trafikantët ishin përpjekur t’i shmangeshin policisë kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë.

Nga hetimet e nisura menjeherë pas ngjarjes, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuluan autoret e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë, si nga Fieri, Berati dhe Tirana. Albert Gega u largua në drejtim të paditur.

Viktimat

  • Elvira Jaho – 22 vjece nga Lapardhaja e Beratit
  • Klara Jaho – 3 vjece e bija
  • Festim Hoxha – 20 vjec nga Vidhishti i Fierit
  • Amarildo Kuka – 25 vjec nga Kumani i Fierit
  • Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

Dënimet

  • Hyqmet Sollaku -21 vjet
  • Brahim Madhi – 16 vjet
  • Dashamir Mane – 17 vjet
  • Albert Gega – 5 vjet