Ballina Kronike Transformatori në Fier djeg 5 apartamente sociale

Transformatori në Fier djeg 5 apartamente sociale

Gjatë pasdites janë djegur 5 banesa sociale në fier nga zjarri por fatmirsisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Fierit, ku 5 apartamente të katit të parë të këtij pallati kanë marrë flakë si pasojë e një transformatori.

Sipas banorëve, mësohet se shkak ka qenë transformatori i kabinës elektrike që ndodhet në katin e parë pranë banesave.

Kjo është hera e dytë që transformatori u shkakton zjarr banesave në këtë pallat të banesave sociale.

Burimet pohojnë se tymi ka bllokuar hyrjen deri në katin e pestë dhe disa banesa në kate të tjera kan pësuar dëme nga tymi.