Ballina Kronike Transportonin çanta me drogë drejt Greqisë, sekuestrohen plot 16 kg kanabis

Transportonin çanta me drogë drejt Greqisë, sekuestrohen plot 16 kg kanabis

SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme policia ka sekuestruar plot 16 kg drogë në një nga pikat kufitare me Greqinë, atë të Kakavijës. Burimet zyrtare nga policia kanë bërë me dije për ne se pranë shtratit të lumit Drino janë parë dy persona të cilët po e transportonin drogën me çanta.

Policia sqaron se personave ju është bërë thirrje për të ndaluar por ata duke përfituar nga terreni dhe njohur zonën mirë ja dolën të largoheshin ndërkohë që policia është vënë në kërkim të tyre.

Më datë 29.08.2017, punonjësit e Policisë Kufitare Kakavije gjatë patrullimit në kufirin e gjelbër në shtratin e lumit DRINO, në drejtim të postës së vjetër Kakavije, në vendin e quajtur “Shelgu”, kanë konstatuar 2 persona, të cilët transportonin dy çanta dore ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.


Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të këtyre personave, ku u është bërë thirrje për të ndaluar.
Por të dy shtetasit duke përfituar nga terreni i thyer dhe i pyllëzuar kanë mundur të largohen duke braktisur dy çantat.

Në brendësi të çantave kishte dy pako në formë cilindrike me lëndë narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva, pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 16 kg.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Gjirokastër po punojnë për identifikimin dhe kapjen e këtyre personave.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Comments

comments