Ballina Aktualitet Treni përplaset me një makinë në Gërdec, plagoset rëndë fëmija 11-vjeçar

Treni përplaset me një makinë në Gërdec, plagoset rëndë fëmija 11-vjeçar

Një aksident hekurudhor ka ndodhur pasditen e sotme tek Ura e Gërdecit në Tiranë, ku treni i linjës Tiranë-Durrës, ka përplasur një makinë.

Për pasojë është dëmtuar rëndë një fëmijë 11-vjeçar i cili udhëtonte me babanë e tij në makinën e aksidentuar. Mësohet se fëmija është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Informacion Paraprak
Më datë 18. 08. 2018, rreth orës 18:20, te “Ura e Gërdecit”,  treni i linjës “Tiranë – Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA 181 PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç (djali i F. S.).

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili  po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.