Ballina Aktualitet Tronditet Shkodra, efektivit të policisë i vendoset tritol në makinë (Emri)

Tronditet Shkodra, efektivit të policisë i vendoset tritol në makinë (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një efektivi policie i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij.

Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa shënjestër e këtij sulmi, është bërë makina e efektivit të policisë, Agim Bushgjoka.

Mësohet se ai kishte parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Fatmirëssiht nga shpërthimi nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale në mjetin e policit Bushgjoka.

Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje, ndërkohë që Policia e Shkodrës ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje.

Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri. Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndërsa nuk ka pasur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook