Ballina Kronike Tronditet Shkodra, shpërthim me eksploziv, 3 të plagosur

Tronditet Shkodra, shpërthim me eksploziv, 3 të plagosur

Një shpërthim është regjistruar në Shkodër në lagjen Rus, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat e para mësohet se një sasi eksplozivi, i është vendosur një automjeti tip Fuoristrade.

Shpërthimi i mjetit ka shkaktuar dëmtime të shumta në katin e parë të një banese.

Gjithashtu nga informacionet e para mësohet se si rezultat janë plagosur 3 persona, që janë transportuar drejt spitalit rajonal për të marrë ndihmën mjekësore. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook