Ballina Aktualitet Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 53-vjeçari (Emri)

Tronditet Shkodra, vritet me armë zjarri 53-vjeçari (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm ku një burrë është vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar si Fatbardh Lici, banues në lagjen Guerile, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në rrugë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk dihen ende motivet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë që ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë ish-Pocerisë rreth orës 07:15, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Policia ka ngritur pika kontrolli ku po bëhet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Informacion paraprak nga Policia e Shkodrës
Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook