Ballina Aktualitet Tronditet Vlora, ekzekutohet me armë zjarri administratori i Njësisë Administrative (Emri)

Tronditet Vlora, ekzekutohet me armë zjarri administratori i Njësisë Administrative (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Selenicë të Vlorës.

Burime zyrtare nga Policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se krimi i rëndë ka ndodhur në fshatin Kotë të zonës së Selenicës.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Fatmir Hodo, i cili është qëlluar me çifte, e për pasojë ka gjetur vdekjn e menjëhershme.

Ende janë të paqarta rrethanat e krimit, ndërkohë që bëhet me dije se 63-vjeçari ishte adimistratori i Njësisë Administrative Kotë në Selenicë.

Autori A.D, rreth 43 vjeç pasi ka qëlluar për vdekje me çifte 63-vjeçarin është larguar. Autoritetet e kanë identifikuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i Policisë
Informacion paraprak nga Policia e Vlorës:

Më datë 09.11.2018, rreth orës 14:55, në një lokal në fshatin Kotë, është qëlluar me armë gjahu shtetasi Fatmir Hodo (Kryetar i Njësisë Administrative Kotë), i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili dyshohet të jetë shtetasi A.D, rreth 43 vjeç nga fshati Gumenicë.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, i cili pas ngjarjes është larguar menjëherë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Viktima, Fatmir Hodo