Ballina Aktualitet Turisti nga Kosova rrezikon të mbytet në Vlorë, shpëtohet mrekullisht nga roja...

Turisti nga Kosova rrezikon të mbytet në Vlorë, shpëtohet mrekullisht nga roja bregdetare

Një roje bregdetare i ka dhënë ndihmën e parë një personi rreth 40 vjeç, i cili po rrezikonte të mbytej.

Pushuesi gjendej në një plazh privat në Lungomare duke u larë, por deti i trazuar i ka vënë në rrezik jetën.

Personi ëshë pikasur nga vrojtuesi, i cili dhe i ka shpëtuar jetën dhe ka lajmëruar urgjencën, makina e së cilës ka ardhur dhe e ka marrë në kohë rekord.

“Ndërhyra në kohën e duhur dhe veprova sipas rregullave të një vrojtuesi plazhi. Isha te kulla e vrojtimit mora beywatching shkova me vrap te i rrezikuari. Personi po tundte duart, po mbytej, po tregonte qartë që ishte në rrezik, pasi shkova i zgjata beywatching, e kapi dhe e tërhoqa. E ngrita aty erdhi dhe shoku, I cili punon me çadrat në plazh erdhi më ndihmoi e kapëm të dy. Pasi e nxorëm nuk ishte në gjendje shumë të mirë, tensionin e kishte shumë të lartë, pulsin gjithashtu, kishte problem me zemrën, të rrahura të forta. Ishte rreth 40 vjeç, kosovar”, thotë Andrea Cenodemaj, vrojtuesi i plazhit.

Aktualisht personi është jashtë rreziku për jetën. Në ndihmë të vrojtuesit ka shkuar dhe një punonjës i plazhit.

“Sapo pash situatën shkova në ndihmë të vrojtuesit të plazhit dhe çdo gjë u vu nën kontroll”, thotë një punonjës.

Ndërkohë pushuesit vazhdojnë të qetë aktivitetin e tyre ditor.

“Kam 10 ditë që pushoj në këtë plazh. Gjendja u normalizua për 10 minuta, djaloshi jo vetëm shpëtoi jetën e personit po lajmëroi dhe ambulancën e cila erdhi për 3 minuta”- thotë një plazhiste.

Vetëm qyteti i Vlorës numëron 5 jetë të shpëtuara nga vrojtuesit e plazheve gjatë këtyre dy muajve.

Vrojtuesit e plazheve trajnohen dhe licencohen për dhënien e ndihmës së parë.

LEXO EDHE:  "Qumështi nuk është pije, është ushqim", gafa e ministrit të Financave në Komision

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave çdo subjekt privat ka detyrim ligjor që të punësoj një vrojtues në sipërfaqen ku ushtron aktivitetin.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook