Ballina Aktualitet U aksidentua nga makina, ndërron jetë motoçiklisti 33-vjeçar

U aksidentua nga makina, ndërron jetë motoçiklisti 33-vjeçar

Ka ndërruar jetë 33 vjeçari E.T, i cili u aksidentuar ditën e sotme në Tepelenë.

E.T i cili ishte duke lëvizur me motor është përplasur nga një makinë e cila drejtohej nga një italian.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup dhe në kokë.

Aksidenti në Tepelenë

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Në aksident është përfshirë automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital, për fat të keq në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.