Ballina Aktualitet U arrestua për vetëvrasjen e të shoqes, lirohet polici i portit

U arrestua për vetëvrasjen e të shoqes, lirohet polici i portit

Punonjësi i policisë së Portit të Durrësit Sherif Hajdari është lënë i lirë pasi u arrestua nën akuzën se shtyu bashkëshorten drejt vetëvrasjes.

Gjykata e Durrësit vendosi ta lërë të lirë Sherif Hajdarin duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Merita Hajdari i dha fund jetës me pistoletën e të shoqit me një plumb në kokë këtë të hënë rreth orës 13:20 në banesën e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën rreth orës 13:20 në lagjen nr. 7 të qytetit bregdetar pas një debati të ashpër mes çiftit.

Pas ngjarjes, Sherif Hajdari shkoi në polici ku tregoi lidhur me atë që kishte ndodhur. Të nesërmen e ngjarjes ai u arrestua por sot u lirua nga gjykata.

Të afërmit e çiftit thanë se kishin dëgjuar nga jashtë banesës debatet me zë të lartë mes tyre dhe kur shkuan në banesë gjetën gruan të vdekur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook