Ballina Kronike U bëri ‘zbor’ 20 policëve austriak, 35-vjeçari shqiptar bie në pranga

U bëri ‘zbor’ 20 policëve austriak, 35-vjeçari shqiptar bie në pranga

Pasi theri me thikë kroaten, shtetasi nga Kosova u bën ‘zborin’, vë në lëvizje të gjithë policinë austriake.

Pas një rezistence të fortë ku u deshën rreth 20 policë për ta vënë në pranga, 35-vjeçari është vënë para drejtësisë.

Ai u arrestua nga policia austriake në afërsi të stacionit hekurudhor në Linz. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Kosovari sulmoi me thikë bashkëshorten e vet kroate, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore para një qendre tregtare në lagjen Auwiesen. Më pas, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur.

Çifti mësohet se ka dy fëmijë, të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë në shkollë.

Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjendje të stabilizuar, pohojnë hetuesit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook