Ballina Kronike U ekzekutua me djalin 2 vjeçar në prehër, ja mesazhi i dhimbshëm...

U ekzekutua me djalin 2 vjeçar në prehër, ja mesazhi i dhimbshëm që shkruan motra e saj

Dhimbja ka pushtuar familjet e dy viktimave që u ekzektuan ditën e sotme në një lagje në hyrje të Shkodrës.

Në një mesazh në prifilin e saj në facebook, motra e Silvana Ndocit që humbi jetën sot bashkë me bashkëjetuesin e saj Boran Bërçama, shkruan:

“Pushofshi në paqe. S’do t’ju harrojmë kurrë. Do jeni gjithmonë në zemrat tona”.

Është ky postimi i Antoneta Ndocit, motra e Silvanës e cila u gjet këtë mëngjes e ekzekutuar së bashku me bashkëjetuesin e saj Boran Berçama, teksa fëmija i tyre i mitur përveçse i larë nga gjaku i prindërve, fatmirësisht nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

Ajo ka postuar foton e çiftit që mbeti i vrarë dhe një mbishkrim prekës.

Familjet kane hapur dyert e mortit këtë të diel.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook