Ballina Bota U fut të grabiste sende me vlerë në një banesë, përfundon në...

U fut të grabiste sende me vlerë në një banesë, përfundon në pranga adoleshenti shqiptar

Një adoleshent shqiptar në Itali përfundon në pranga për grabitje.

Mediat italiane shkruajnë se një adoleshent shqiptar 17-vjeçar, është “zënë” mat nga Policia në përpjekje për të vjedhur sende me vlerë në një banesë.

Mësohet se ai nuk ka qenë vetëm por me dy bashkëpunëtorë, të cilët kanë arritur që të largohen.

Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme, ku këta persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, po tentonin të vidhnin një banesë në zonën e Pioltello në Itali.

Shqiptari i arrestuar së bashku me dy persona të tjerë, ishin futur në katin e katërt të një apartamenti për të vjedhur sende me vlerë.

Kanë qenë banorët e apartamentit, të cilat kanë njoftuar policinë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.