Ballina Aktualitet U kafshua pak ditë më parë nga një qen Pitbull, ndërron jetë...

U kafshua pak ditë më parë nga një qen Pitbull, ndërron jetë 58-vjeçari nga Elbasani

Një 58-vjeçar nga qyteti i Elbasanit ka ndërruar jetë pak ditë pasi e kishte kafshuar një qen “Pitbull”.

Mësohet se 58-vjeçari Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, ka pësuar plagë të shumta nga kafshimi i qenit, duke përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook