Ballina Aktualitet U kapën me drogë, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

U kapën me drogë, arrestohet çifti shqiptar në Greqi

Një çift shqiptar dhe një person tjetër janë arrestuar nga policia e Greqisë.

Në sajë të një operacioni, atyre u janë sekuestruar sasi droge të llojeve të ndryshme, armë dhe peshore elektronike.

Ata akuzohen për importim dhe magazinim lëndësh narkotike, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Policia sekuestroi 41,7 kg kanabis të papërpunuar, 10,3 kg kanabis të tipit çokollatë, 2 kallashnikovë dhe, 542 fishekë, 4 krehëra kallashnikovi, 3 peshore elektronike, 7 celulare dhe 1 automjet.

Ata u arrestuan ne Sepolia, si dhe Keratsini të Athinës, ku banesa e 36-vjeçares shërbente si vend për ruajtjen e drogës.

Të arrestuarit janë një çift shqiptarësh, përkatësisht të moshave 38 dhe 36 vjeç, ku të dy në bashkëpunim punonin për llogari të 26-vjeçarit shqiptar, i cili është arrestuar nga policia.