Ballina Kronike U vra brenda lokalit në Bllok, çfarë u gjet në xhep të...

U vra brenda lokalit në Bllok, çfarë u gjet në xhep të xhupit të viktimës?


Zbulohen të tjera detaje lidhur me ngjarjen në ish-Bllok ku u vra 28-vjeçari, Fabian Gaxha dhe u plagosën dy persona të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hate.

Sipas gazetares Eni Vasili në xhepin e xhupit të viktimës Fabian Gaxhaj janë gjetur dy medikamente, me të cilat ai mjekohet pasi vuante nga një lloj kanceri, ndërsa në QSUT mjekohej prej disa kohësh, madje i ishte përcaktuar edhe data për një operacion.

Kjo është konfirmuar edhe nga avokati i Ervis Martinit.

Ai tha se “Faktin që është i diagnostikuar me kancer dhe ishte në terapi e kam mësuar gjatë hetimeve, nuk kam njohje të mëparshme me të.”

Mjekët i kishin thënë se Gaxhaj kishte pak muaj jetë, pasi sëmundja ishte e pashërueshme.

Në ambientin ku u bë vrasja shiteshin parfume të markave të famshme dhe shumë të shtrenjta që arrinin deri në disa mijëra euro, e në këtë hapësirë kishte dhe një ambient minibari ku u shërbehej ndonjë pije klientëve.