Ballina Aktualitet U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, zbulohet identiteti i grabitësit...

U vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, zbulohet identiteti i grabitësit në Fier (Emri)

Është identifikuar viktima që mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin Xhuljan Sollaku, 20-vjeç nga Elbasani.

Sollaku së bashku me tre persona të tjerë tentuan të grabisnin një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Fier. 

Ponarët e banesës së shënjestruar nga grabitësit, kanë dëgjuar zhurmat dhe kanë sinjalizuar menjëherë policinë.

LEXO EDHE:  Denoncimi i "DuaLajm" ngre në këmbë Bashkinë e Fierit, merr zgjidhje problemi në Frakull

20-vjeçari u qëllua nga policia, pasi 4 personat e maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 20-vjeçari është qëlluar për vdekje, ndërsa një prej grabitësve është plagosur.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook