Ballina Aktualitet Vajza denoncon “shokun” për përndjekje, habit 42-vjeçari i arrestuar: Ne bashkë kemi…

Vajza denoncon “shokun” për përndjekje, habit 42-vjeçari i arrestuar: Ne bashkë kemi…

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar gjatë ditës së djeshme, pasi u denoncua nga një vajzë për përndjekje.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, mësohet se në pranga ka rënë 42-vjeçare me iniciale K.Z., banues në Laç, i cili akuzohet për veprën penale “përndjekje”.

Vajza, e cila banon në Tiranë, është paraqitur në komisariatin numër 2 të Policisë dhe ka kallëzuar se K.Z., me të cilën ka pasur marrëdhënie shoqërore e ka përndjekur, thanë burime.

Ndërkohë, vetë 42-vjeçari u justifikua duke thënë se me vajzën nuk kanë qenë thjesht shokë por kanë pasur një lidhje romantike, ndaj edhe tentonte të komunikonte me të. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook