Ballina Aktualitet Vdekja e 27-vjeçarit në paraburgimin e Korçës, del ekspertiza mjeko-ligjore

Vdekja e 27-vjeçarit në paraburgimin e Korçës, del ekspertiza mjeko-ligjore

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e 27 vjeçarit, Enea Ftoji, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në ambjentet e paraburgimit të komisariatit të Korçës.

Sipas ekspertizës në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhune fizike. Priten të kryen dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Më herët familjarët hodhën akuza ndaj policise për dhune ndaj të riut. Dalja e autopsise hedh poshtë akuzat se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhune.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook