Ballina Kronike Vdekja e elektricistit në Fier, policia ndalon dy kolegët e tij, ja...

Vdekja e elektricistit në Fier, policia ndalon dy kolegët e tij, ja arsyeja (Emrat)

SHPËRNDAJE

Pas vdekjes së elektricistit në Fier dy ditë më parë, policia e këtij qyteti ka ndaluar dy elektricistë kolegë të të ndjerit, të cilët akuzohen për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Burime zyrtare nga Policia e Fierit bëjnë me dije se janë ndaluar shtetasit: Tafil Çepele, 63-vjeç, banues Kuman, Roskovec dhe Tajar Zhupani, 63-vjeç, banues në Marinëz, Roskovec.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 30.11.3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit nr 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S.V.”, sqaron Policia.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook