Ballina Aktualitet Vdekja e Florencit, trondit gazetari: S’ishte i vetmi, dhjetëra shqiptarë të vrarë...

Vdekja e Florencit, trondit gazetari: S’ishte i vetmi, dhjetëra shqiptarë të vrarë në Francë, mes tyre dhe një 2-vjeçare

Masakrimi dhe vdekja e Florenc Beqiraj tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, por i riu shkodran, duket se nuk ishte i vetmi që udhëtoi drejt Francës dhe nuk u kthye më.

Një gazetar shqiptar në Francë ka shokuar me deklaratën e tij, ku shprehet se dhjetëra shqiptarë të tjerë janë vrarë, therur apo janë lënë të vdesin në mes të rrugës, dhe askush nuk e ka ngritur zërin për ta.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Leon Molla shkruan se mes tyre ka qenë dhe një vogëlushe 2-vjeçare, e cila ndërroi jetë në çadrat e Refugjatëve në Parc Mantela të Lionit.

Postimi i plotë i gazetarit
Nuk është rasti i parë i Florenc Beqiraj që është dhe ngjarja më e rëndë ndaj shtetasve Shqiptarë në Francë ku u dhunua dhe u var me tel mbrenda ambjeteve të burgut, por ka dhe ngjarje të tjera që hetimet nuk kanë zbardhur rrethanat e krimit.

Ngjarja e vitit 2013 që u masakrua 27 vjeçari E.L me thika në Lyon, autori zbulohet dhe u la i lirë me pretekstin se kishte kaluar në depresion psikologjik.

Vdekja e Vogëlushes 2 vjeçare në fillim të vitit 2017 që ndërroi jetë nga të ftohtit në çadrat e Refugjatëve në Parc Mandela, Lyon 3 askush nuk u përgjigj për këtë as Forumi i Refugjatëve dhe as Policia.

Vrasja e shtetasit Shqiptarë E.LL dhe plagosja e rëndë e shokut të tij me 02.12.2017 në Annecy akoma mbetet mister se kush e ka kryer vrasjen dhe pse ndodhi kjo ngjarje.

Pastaj vijmë tek masakrimi i Florenc Beqiraj të cilën nga dëshmitarë që dëshirojnë të mbeten anonim hedhin dyshimet që vetë gardianët kanë hapur derën e dhomës ku qëndronte Florenci dhe përsona të tjerë kanë kryer krimin.

Me paturpësinë më të madhe shtypi hedh versionin e “vetvrasjes”, Forumi i Refugjatëve e mbrojnë këtë version që duhet të hidhet automatikisht poshtë, pasi nuk qëndron mundësia të ketë bërë vetvrasje për shkak të masave të sigurisë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Grabitje e trafik droge, 13 shqiptarë të arrestuar në Itali dhe Greqi