Ballina Aktualitet Vetëvrasja e gruas në Durrës, arrestohet burri, punonjës i policisë

Vetëvrasja e gruas në Durrës, arrestohet burri, punonjës i policisë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga efektivin e policisë, Sherif Hajdari, bashkëshortja e të cilit u gjet e vetëvrarë në banesë një ditë më parë në qytetin bregdetar.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 13:20 në lagjen 7 të qytetit, gjatë kohës kur në banesë ishte dhe bashkëshorti i saj.

Mësohet se polici akuzohet se shtyrë gruan e tij, 47-vjeçaren Merita Hajdari, drejt vetëvrasjes.

Ndërkohë, pas hetimeve të grupit hetimor, me prova shkencore u vërtetuan se nëna e dy djemve të rritur u vetëvra me një plumb në kokë, me armën e shërbimit të burrit të saj.

Ditën e djeshme efektivi i komisariatit të Portit shkoi vet në polici, ku tregoi se gruaja e tij kishte vrarë veten.

Fill pas tij në polici u thirrën edhe familjarë të viktimës, të cilët treguan se nga jashtë banese kishin dëgjuar sherrin mes çiftit, ndërsa thanë kur hynë në banesë panë gruan të vrarë me një armë zjarri.

“Dëgjuam që çiftit po zihej dhe po bërtisnin. Por nuk ishin brenda në shtëpi në atë moment. Kur hymë brenda në shtëpi, Merita kishte vdekur dhe ishte pa shenja jete. Por nuk pamë se çfarë ndodhi”, u shprehën dje të afërmit e viktimës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook