Ballina Aktualitet VIDEO/ Aksident i frikshëm në Kukës, makina humb kontrollin dhe përmbyset, 3...

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Kukës, makina humb kontrollin dhe përmbyset, 3 të plagosur (Emrat)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë në Kukës, ku të tre të rinj kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se automjeti tip “Ford” ku udhëtonin tre të rinjtë ka dalë nga rruga në afërsi të urës së Drinit të Zi dhe për pasojë është kthyer përmbys.

Të plagosurit janë identifikuar si Aleksandër Tanushi, 26 vjeç, Fatjon Bregu 25 vjeç dhe Mark Tanushi, 27 vjeç, të tre nga Lezha.

Fatmirësisht të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas informacioneve paraprake, shkaku i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook