Ballina Kronike VIDEO/ Aksident në rrugën e Rinasit, makina humb kontrollin dhe përfundon në...

VIDEO/ Aksident në rrugën e Rinasit, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, raporton “DuaLajm.com”.

Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira e madhe.

“DuaLajm.com” siguron dhe pamje nga aksidenti, ku shihet automjeti i cili ka rënë në kanal.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që pritet dhe ardhja e policisë dhe ambulancës në vendngjarje

Siç shihet dhe në video, vijojnë ende reshjet e dendura të shiut në këtë zonë, duke përkeqësuar akoma më tej situatën.

Si pasojë e motit të keq, gjatë ditës së sotme janë regjistruar shumë aksidente, por vetëm me dëme materiale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook