Ballina Aktualitet VIDEO/ Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për disa persona të...

VIDEO/ Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, dyshohet për disa persona të plagosur

Një aksident i rëndë ku janë përfshirë disa makina ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa dyshohet se kanë mbetur të plagosur disa persona, ndër ta edhe fëmijë.

“DuaLajm.com” siguron pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen disa makina që kanë dalë nga rruga, si pasojë e një përplasje.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Si pasojë e aksidentit janë krijuar rradhë të gjata, si dhe është bllokuar trafiku, ndërsa policia po punon për normalizimin e situatës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook