Ballina Aktualitet VIDEO/ Arrestohet mjeku i njohur popullor, ja për çfarë akuzohet. Deklarata e...

VIDEO/ Arrestohet mjeku i njohur popullor, ja për çfarë akuzohet. Deklarata e fuqishme që bëri live në televizion

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.

Në banesën e tij Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD me filmime, telefona celularë dhe vula.

Lajmi se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje është konfirmuar edhe nga prokurori i kësaj çështjeje, Petrit Kryeziu.

Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.

“Ne jemi këtu, sapo kemi filluar bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, i ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet.

Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”. Madje Burdushi tha se bëhet fjalë edhe për një ish-ministër kosovar.

Burdushi u arrestua pas këtyre deklaratave të fuqishme në T7

Burdushi u arrestua pas këtyre deklaratave të fuqishme në T7

Gepostet von Gazeta Express am Freitag, 16. November 2018