Ballina Kronike VIDEO/ Arrestohet trafikanti nga Durrësi, ofronte prostituta me 50 euro dhe shpërndante...

VIDEO/ Arrestohet trafikanti nga Durrësi, ofronte prostituta me 50 euro dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës (Emri)

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Postieri” duke arrestuar një 38-vjeçar i cili shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt një pagese prej 50 eurosh dhe shpërndante kokainë në lokalet e natës në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për shtetasin Hektor Psatha, 38-vjeç, banues në Durrës, i cili sipas policisë rezulton me precendentë të mëparshëm penalë.

Nën cilësinë e provës materiale, 38-vjeçarit i janë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, një automjet tip “Toyota Yaris” dhe 2 telefona celularë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës më bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi 6- mujor me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Postieri”.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• H.P 38 vjeç , banues në Durrës.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera nga ana e Specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar është dokumentuar se shtetasi i mësipërm shfrytëzonte femra për prostitucion kundrejt pagesës prej 50 € dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës, kryesisht në zonën e Plazhit.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 22 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;
• një automjet tip Toyota Yaris;
• 2 telefona celularë.

E.P është person me precedentë penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.

Për shkak të hetimeve nuk japim më shumë detaje rreth ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
” Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  U kap me 4 doza kokainë në xhep, arrestohet 26-vjeçari nga Shkodra. Ja çfarë i gjeti policia në banesë (Video)