Ballina Aktualitet VIDEO/ BMW-ja përplaset “kokë më kokë” me kamionin, humb jetën shqiptari bashkë...

VIDEO/ BMW-ja përplaset “kokë më kokë” me kamionin, humb jetën shqiptari bashkë me vajzën 4-vjeçare

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00 në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe vajza tjetër e 26-vjeçarit.

Mësohet se shqiptari teksa drejtonte mjetin tip ‘BMW’, është përplasur “kokë më kokë” me një kamion.

“Schwarzwaelder-bote.de” shkruan se shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook