Ballina Kronike VIDEO/ Dalin pamjet, si vdiq në duart e policëve italianë 44-vjeçari shqiptar...

VIDEO/ Dalin pamjet, si vdiq në duart e policëve italianë 44-vjeçari shqiptar në Aeroportin e Milanos (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 44-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë teksa ishte rrethuar nga 5 policë italianë.

Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Malpensës në Milano. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 44-vjeçarin, Aldo Laçi, i cili është ndjekur disa metra nga policët italianë dhe më pas është kapur nga 5 prej efektivëve.

Por në momentin që ata po e mbanin në tokë, 44-vjeçari shqiptar ka pësuar atak në zemër, duke humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte me pushime dhe ishte duke pritur bashkëshorten, kur është ndjekur nga policia.

LEXO EDHE:  Ngjarje e mistershme në Itali. Shqiptari denoncon të dashurën e zhdukur, dhe më pas var veten

Policia italiane thotë se ai ishte nën efektin e kokainës, dhe se ky është shkaku i vdekjes së tij.

Por familjarët e 44-vjeçarit kanë denoncuar vdekjen e të afërmit të tyre duke fajësuar policinë për këtë gjë.

“Vdekja e tij ka ardhur pikërisht si shkak i sulmit të bërë nga forcat e rendit që kanë marrë pjesë në ndalimi ne tij”, thuhet në padinë e bërë nga familja e Aldo Laçit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook