Ballina Kronike VIDEO/ Degjeneron në grushte eventi i ministrisë për Ditën e Rinisë, përleshje...

VIDEO/ Degjeneron në grushte eventi i ministrisë për Ditën e Rinisë, përleshje mes anëtarëve të FRESSH dhe studentëve. Ja ç’ndodhi

Me rastin e Ditës së Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka organizuar një event me të rinj.

Pjesë e aktivitetit ishin dhe aktivistët e lëvizjes studentore, të cilët njihen për qëndrimet e tyre kundër politikave për arsimin nga kryeministri Rama.

Aktivistët “Për Universitetin” kanë shpalosur një banderolë në formë proteste në të cilën shkruhej: “Cirk pa bukë”.

Por hapja e kësaj banderole nuk është pritur mirë nga të pranishmit, dhe kjo gjë ka tensionuar situatën, e cila degjeneroi në një përleshje masive mes studentëve dhe anëtarëve të FRESHH.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”, të cilët kanë postuar një video në rrjetet sociale gjatë incidentit të ndodhur, si dhe japin detaje përmes një statusi nga ngjarja.

Sipas tyre, anëtarë të FRESSH kanë dhunuar disa nga aktivistët e lëvizjes “Për Universitetin”.

Postimi i plotë

GODITEN AKTIVISTËT E LËVIZJES PËR UNIVERSITETIN!

Një grup aktivistësh të Lëvizjes Për Universitetin iu përgjigjën sot ftesës së Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë duke hapur një banderolë proteste në ahengun që po organizohej për 8 Dhjetor. Në të shkruhej “Cirk pa bukë” për të demaskuar propagandën e ministrisë që prej vitesh ka vënë përfund ëndrrat e mijëra studentëve për arsim publik cilësor. Në Ditën e Rinisë, rininë, të nëpërkëmbur brenda dhe jashtë universiteteve, orvaten ta gënjejnë edhe më keq se plebenjtë e Romës antike.

Me t’u hapur banderola, mbi aktivistët tanë u lëshua një luzmë fresshistësh që me thonj e me putra tentuan ta grisnin atë. Të prezantuar fillimisht si punonjës të Shërbimit Kombëtar të Rinisë, fill pas ndeshjes së parë, ata thirrën në ndihmë një grup edhe më të madh gangsterësh, të cilët iu lëshuan aktivistëve tanë duke i goditur ku të mundnin. Pas këmbimit të fjalëve me grushte e shkelma, janë lënduar veçanërisht aktivistët Bora Mema, Bislim Lakna dhe Klodi Leka.

LEXO EDHE:  LAJM I FUNDIT/ Sherr me thika në Kukës, adoleshenti humb jetën

Aktivistët e sulmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë. Këta të fundit, në vend që t’u vinin në ndihmë, i kanë dalë në krah kopesë së fresshistëve dhe gangsterëve duke ofenduar aktivistët tanë dhe tentuar fillimisht t’i ndalonin ata. Aktivistët e lënduar i janë drejtuar komisariatit të policisë nr. 1 për të bërë kallëzim penal për ushtruesit e dhunës.

Grushtet dhe shkelmat mbi ne janë hiçmosgjë krahasuar me atë që qeveria po u bën dhjetëra mijëra studentëve të universiteteve publike. Edhe gangsterët me tuta janë lule përpara përbindëshave me kostum si Edi Rama dhe Lindita Nikolla. Pasi ka rritur tarifat, qeveria ka miratuar një ligj arsimi të lartë që do të financojë diplomoret private me para publike duke i hapur derën shkatërrimit përfundimtar të universitarizmit publik.

Ne nuk tërhiqemi!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook