Ballina Kronike VIDEO/ Finalizohet operacioni “Explosion”, sekuestrohen bomba me telekomandë në Tiranë. Në pranga...

VIDEO/ Finalizohet operacioni “Explosion”, sekuestrohen bomba me telekomandë në Tiranë. Në pranga dy të rinjtë (Emrat)

SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Explosion”, ku janë sekuestruar 3 mina të pajisura me telekomandë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Tiranës, mësohet se në kuadër të këtij operacioni, uniformat blu të Komisariatit Nr.6, në bashkëpunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale arrestuan shtetasit: Jurgen Muho, 24 vjeç, dhe Eraldo Kataroshi.

Njoftim i Policisë

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale, të atyre që qarkullojnë me armë apo lëndë eksplozive, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, është finalizuar operacioni policor i koduar “Explosion”.

Në kuadër të këtij operacioni shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.6, në bashkepunim me forcën e posaçme të operacioneve speciale kanë arrestuar shtetasit :

  • – J. M., 24 vjeç, banues në Qesarak Tiranë.
  • – E. K., 19 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Moskallzimit të krimit” dhe “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm është kryer, pasi në sajë të punës së mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Volkswagen Polo”, i cili drejtohej nga shtetasi Jurgen Muho, shërbimet e policisë kanë konstatuar një çantë brenda të cilës ndodheshin 3 mina të pajisura me telekomandë.

Nga puna e mirëfilltë hetimore ka rezultuar se shtetasi J.M, bashkëpunonte me shtetasin E.K., në lidhje me veprimet që kryente.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

  • – 3 mina të pajisura me aparat të markës celular “Nokia” (me qëllim shpërthimin e tyre ne distancë dhe të pajisura me manjet).
  • – mjeti tip “Volkswagen Polo”.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ” Mbajtja pa leje e armëve, i bombave apo minave ose lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e kryer në bashkëpunim”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Tragjedia në Durrës/ Reagimi i parë zyrtar lidhur me ngjarjen: Nga se u shkaktua zjarri

FOTO/ Dikur luante kundër Ronaldos e Kakasë, sot berber në Elbasan. Historia e futbollistit shqiptar

E RËNDË/ Tragjedi në familjen durrsake, zjarri iu merr jetën trinjakëve të mitur

Bes Kallaku e ‘turpëroi’ duke i kujtuar zarfin, Ermal Mamaqi tregon se sa lekë hodhi në dasmë (Foto)

A do të luhet Superkupa e Europës në Tiranë? UEFA merr vendimin

Ndalimi i simboleve të komunizmit/ Lulzim Basha fiton mbështetje të rëndësishme. Takoi sot…

Përplasja me policinë në Elbasan, biznesmeni Çela: Kam një mesazh për Berishën dhe Bashën!

“Vazhdoj ta dua Fildezin”, ish-bashkëshorti që vrau gjyqtaren bën një kërkesë që nuk pritej

Dëshmia tronditëse: Shefi i Krimeve në Durrës mori 30 mijë euro për vrasjen e djalit tim

EMRAT/ Lista e drejtorëve kryesorë të LSI në qarqe që pritet të shkarkohen

Artikulli paraprakAksident i rëndë/ Fouristrada e nisur nga Tirana bie në kanal. Pesë të plagosur në gjendje të rëndë për jetën
Artikulli tjetërVIDEO/ Ramush Haradinaj bën për ujë të ftohtë gazetaren, ja çfarë i thotë