Ballina Kronike VIDEO/ Furgoni i parkuar përfshihet nga flakët në Vlorë, policia jep detajet...

VIDEO/ Furgoni i parkuar përfshihet nga flakët në Vlorë, policia jep detajet e para

Një furgon i parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë është përfshirë nga flakët në Vlorë gjatë .

Ngjarja ka ndodhur në vendine njohur si “Bishti i Kalldrëmit”. Shërbimi zjarrëfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.

Sipas policisë dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 08.12.2017, rreth orës 20:30, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Hajro Çakërri”, një mjet furgon është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se është përfshirë nga flakët një mjeti furgon i parkuar (i vjetër dhe jo në gjendje pune), tip ”Nissan”, në pronësi të shtetasit E.L.

Dyshohet se zjarri në mjet mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Shërbimi zjarrëfikës po punon për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook