Ballina Kronike VIDEO/ Goditi disa herë me thikë të moshuarin, arrestohet pas pesë ditësh...

VIDEO/ Goditi disa herë me thikë të moshuarin, arrestohet pas pesë ditësh 41-vjeçari nga Peqini (Emri)

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 41-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Në pranga u vu shtetasi Klaus Cani banues në Peqin “pasi më datë 06.10.2017, në Lagjen “Xhami” Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur disa herë me thikë shtetasin E.Sh., 61 vjeç banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në  Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook