Ballina Aktualitet VIDEO/ I grabiti të riut çantën në argjendari, zbulohet kush është “skifterja...

VIDEO/ I grabiti të riut çantën në argjendari, zbulohet kush është “skifterja bjonde” nga Tirana

Policia ka identifikuar gruan, e cila vodhi çantën e një djali në një nga argjendaritë e Tiranës ditën e djeshme, teksa ai ishte duke parë për një unazë me të fejuarën e tij.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës njoftojnë se bëhet me dije për 44-vjeçaren me iniciale R.K., banuese në kryeqytet.

Siç shihet në videon e mëposhtme, e postuar në rrjetet sociale, gruaja në fjalë zgjat dorën dhe i merr me lehtësinë më të madhe djalit, çantën që e kishte lënë mbi banakun prej xhami dhe ishte tërësisht i hutuar duke parë bizhuteritë, bashkë më vajzën që e shoqëronte.

Njoftimi i Policisë
Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.K., vjeçe 44, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në ambientet e një argjendarie, i ka vjedhur çantën shtetasit B.Ç., vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook