Ballina Aktualitet VIDEO/ Grabitje spektakolare te zyra e dietologes së njohur në Tiranë, hajduti...

VIDEO/ Grabitje spektakolare te zyra e dietologes së njohur në Tiranë, hajduti merr portofolin dhe largohet pa prishur terezinë

Një grabitës ka hyrë në zyrën e dietologes së njohur shqiptare, Blerina Bombaj, ku ka vjedhur portofolin e një prej punonjësve, ndërsa largohet pas kryerjes së këtij akti, largohet pa e prishur fare terezinë.

Grabitja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në mesditë, ndërsa videoja është shpërndarë në “Facebook”, nga vetë Bombaj.

Sipas dietologes, në çantën e punonjëses të zyrës ndodheshin 20 mijë lekë të reja, karta e identitetit dhe patenta.

“Vjedhje ne mes te ditës, ne mes te njerezve! Ky “zoteri” ka hyre serbes serbes sot ne zyren tone dhe ka vjedhur nga çanta e punonjëses se zyrës portofolin me 20mije leke te reja, karte identiteti dhe patente. Gjithçka është filmuar ne kamera dhe është denoncuar ne polici”, ka shkruar Blerina Bombaj.

Dhe pasi vodhi portofolin e Valmires, zbriti shkallet dhe u pershendet me te plot miresjellje! Ju lutem shperndajeni 🙏🏻

Posted by Blerina Bombaj on Tuesday, July 24, 2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook