Ballina Aktualitet VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë...

VIDEO/ Habit drejtori i Ujësjellësit: E kam lënë qëllimisht qytetin tre ditë pa ujë, s’më mori njëri në telefon

Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo ka befasuar me përgjigjen e tij teksa ishte i ftuar në emisionin e një televizioni lokal.

Ai u shpreh se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.

Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?
Sheme Lulo: Rreth tetë orë

Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët
Po unë i kam lënë edhe 3 ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)

Drejtori i Ujesjellesit Sarande: I kam lene qytetaret 3 dite pa uje, por asnje nuk reagoi

Drejtori i Ujesjellesit Sarande: I kam lene qytetaret 3 dite pa uje, por asnje nuk reagoi

Posted by Saranda Web on 20.02.2018

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook