Ballina Aktualitet VIDEO/ Kapen 65 kg drogë në Tiranë, shihni si u kapën trafikantët...

VIDEO/ Kapen 65 kg drogë në Tiranë, shihni si u kapën trafikantët me bagazhin e mbushur plot me drogë (Emrat)

SHPËRNDAJE

 

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin anti-drogë të koduar “Vakumona”, ku janë arrestuar tre persona dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, pasi u kapën me 65 kg drogë të fshehur në bagazhin e makinës.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: 

• Bashkim Joca, 46 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
• Albi Joca , 19 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë
• Mirel Joca, 18 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, Vakumonë, Tiranë

Si dhe shpallet në kërkim shtetasi: P.L.

Të lartpërmendurit u kapën në flagrancë më datë 05.12.2017, rreth orës 20:00, tek vendi i quajtur “Gurorja e Kllojkës” në këto rrethana:

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve më datë 05.12.2017, është organizuar shërbimi pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarise së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca në bashkëpunim me njeri – tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” në sasi të konsiderueshme, personave të ndryshëm në zonën e Saukut, Berzhitës, Kllojkës, etj.

Personat e lartpërmendur lëviznin me automjetin, “Renault Laguna”, me targë AA 232 FI në përdorim nga këta shtetas.

Në vendin e quajtur “Gurorja e Kllojkës”, janë neutralizuar dhe prangosur të tre personat e lartpërmendur, ku në bagazhin e automjetit të tyre ndodheshin disa thase të zinj dhe të bardhë të mbushur me material bimor të thatë ngjyrë jeshile e dyshuar si lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.

Sasia e bimës së dyshuar si narkotike e përshkruar më lart, pas peshimit, rezultoi në peshën totale 65,6 kg.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• 1 automjet
• 4 telefona celularë

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkepunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve: Bashkim Joca, Albi Joca dhe Mirel Joca.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook