Ballina Kronike VIDEO/ Kishte kryer 7 grabitje me armë brenda 3 ditësh në disa...

VIDEO/ Kishte kryer 7 grabitje me armë brenda 3 ditësh në disa qytete, arrestohet “makthi” i karburanteve

SHPËRNDAJE


 

Bashkëpunimi i policive të tre rretheve ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fuel thieves”, ku ka rënë në pranga grabitësi i i disa karburanteve me dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Aleks Prifti, 41-vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë, autori i 7 grabitjeve në karburante të ndryshme në vend, lëvizte me një motor tip “Honda”, të cilin e kishte marrë me qera, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente vjedhje me dhunë në pika të ndryshme karburantesh.

Shtetasi në fjalë rezultonte dhe me precedentë të mëparshëm penale në Greqi, Belgjikë dhe Itali.

Njoftimi i Policisë

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor “Fuel thieves “ për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip “HONDA”, të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente “Vjedhje me dhunë” dhe “Vjedhje me armë” kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 ( shtatë ) vjedhje më armë e dhunë.

Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-A.P, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është i njohur si person me precedente të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.

Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhi me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.
Konkretisht:

1.Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

2.Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë ( pistoletë ) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes.

3.Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

4.Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka krer vjedhje me armë ( pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

5.Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

6. Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

7. Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndarsa ky shtetas u shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.”

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Policia arreston 14-vjeçarin, plagosi me thikë adoleshentin (FOTO)

Vjen surpriza e Edi Ramës për të gjithë punonjësit e administratës

Reagon ish-ministri i LSI: “Largimi i Llallës, loja me peshq e me sorra mbaroi!”

VIDEO/ Basha deklaron: Edi Rama nuk do të emërojë Prokurorin e Përgjithshëm

Deklarata e Ministrisë së Brendshme: “Arratia e ish-shefave të policisë, ja çfarë ka ndodhur

Deklarata e Bashës: “Këmbanat po bien, Edi Ramës po i vjen fundi”

Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Socialisët duartrokasin për arritjet e Veliajt, përgjigja e demokratëve: “Parti Enver jemi gati kurdoherë”

Rritje pagash në sektorin e Zjarrfikësit. Bashkia e Tiranës propozon projektvendimin

Berisha ironizon urdhër arrestet e katër policëve, “Rama firmos azilin politik të narkodrejtorëve”, ja emrat

Panairi Dimëror në Grand Place, Bruksel. Erion Veliaj i uron rrugë të mbarë përfaquesve shqiptarë

Artikulli paraprak“Despacito” thyen çdo rekord botëror, arrin 3 miliard klikime në YouTube për më pak se 7 muaj
Artikulli tjetërTragjike/ Deti merr një tjetër jetë, 13-vjeçari mbytet në Velipojë